Lajmet

Microsoft harroi të rezervoj email adresa @outlook.com

Publikuar , 01 Gusht 2012
0
Microsoft harroi të rezervoj email adresa @outlook.com

Shërbimi i ri në Ueb i ndërmarrjes Microsoft, Outlook.com, u lëshua gjatë ditës së djeshme për publikun, duke i bërë mijëra përdorues të Hotmailit që të përleshen për të rezervuar email adresat e tyre të reja @outlook.com.

Pasi një milion përdorues janë regjistruar brenda pak orësh, disa email adresa janë marrë të cilat në fakt Microsoft duhej t’i rezervonte. PC Pro arriti të sigurojë adresën [email protected] dhe në Ballmer Tumblr është paraqitur se [email protected] ka biseduar rreth strategjive për Zune me [email protected].

Regjistrimet e tjera përfshijnë [email protected] dhe një përdorues i rrjetit Twitter madje ka arritur të sigurojë [email protected]. Nuk është e qartë nëse të tjerët ishin në gjendje të regjistrojnë variacione të ndryshme si [email protected] ose [email protected], por duket si rastësi që Microsoft dështoi të rezervoj email adresën për shefin e vet ekzekutiv. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft paralajmëron përdoruesit për një tjetër përditësim të rrezikshëm

Lajmet e fundit>