Lajmet

Microsoft heq Adobe Flash nga Windows 10-ta

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2021
Do të jetë i disponueshëm edhe për sistemet operativ si Windows 8.1, Windows Server 2012 dhe Windows Embedded 8 Standard. Microsoft heq Adobe Flash nga Windows 10-ta

Microsoft do të fillojë të heqë plotësisht Adobe Flash nga Windows 10-ta këtë Verë. Komponenti “Update for Removal of Adobe Flash” do të bëhet i detyrueshëm duke filluar nga muaji Korrik.

Përditësimi 21H1 i Windows 10-ës që mbërrin këtë muaj do të eliminojë plotësisht softuerin.

Do të jetë i disponueshëm edhe për sistemet operativ si Windows 8.1, Windows Server 2012 dhe Windows Embedded 8 Standard.

Përpjekjet për të hequr Flash nga Microsoft kanë filluar kohë më parë me Microsoft Edge. Tashmë do të hiqet Adobe Flash nga sistemi operativ.

Që prej 2016-ës pjesa më e madhe e shfletuesve popullorë kanë hequr Adobe Flash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e telefonëve Samsung mund të luajnë aplikacionet Android në kompjuter