Lajmet

Microsoft: Hidhni telekomandat

Publikuar , 29 Nëntor 2009
0
Microsoft: Hidhni telekomandat

Sipas menaxherit gjeneral të Xbox Live Marc Whitten, përhapja e vazhdueshme e video materialeve kërkon një sistem të ri të kontrollues që është shumë më i gjithanshëm.

“Nuk do të jetë një telekomandë që shfrytëzojnë konsumatorët. Një telekomandë e ditëve të sotme veçse është shumë e vështirë” tha Whitten, që është cituar nga Yahoo Tech.

“Me lëvizjen e dorës sime unë mund të ndërrojë kanale (është fjala tek Projcet Natal). Me fuqinë e zërit tim unë mund të nisë një film” deklaroi ai. Ai më tej shpjegoi se linja mes televizionit, internetit dhe konzolave argëtuese do të turbullohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë pesë viteve të ardhshme, duke aluduar në atë se këto gjëra do të bëhen gjithnjë më të afërta.

“Nuk besoj se momentalisht jemi në vitet e arta të televizionit apo në vitet e arta të konzolave të argëtimit apo edhe në vitet e arta të internetit. Por pavarësisht kësaj, pesë vite më vonë prej këtij momenti mendoj se ju nuk do të jeni në gjendje të shprehni dallimet mes këtyre tri botëve”.

Whitten shtoi se Natal do të jetë në gjendje që në mënyrë automatike të shfaq përmbajtje pas njohjes së përdoruesve, bazuar në pamjen dhe zërin e tyre. “Konteksti  nuk qëndron në miliarda kanale, por në një. Një kanal, me atë çfarë dëshirojë, në momentin që e dëshirojë”.

LEXO EDHE:  Google Maps shndërrohet në Facebook Pages Manager me opsionin e ri të ndjekjes së bizneseve

Lajmet e fundit>