Lajmet

Microsoft-i arnon versionet e vjetra të Internet Explorer

Publikuar , 03 Janar 2013
0
Microsoft-i arnon versionet e vjetra të Internet Explorer

Microsoft ka lëshuar një arnim të shpejtë për një dobësi në versione më të vjetra të shfletuesit të vet Internet Explorer që është në mënyrë aktive duke u përdorur nga sulmuesit për të marrë kontrollin mbi kompjuterët.

Dobësia prek versionet 6,7 dhe 8 të IE-së. Versionet më të fundit të shfletuesit, 9 dhe 10, nuk preken. Ndërmarrja herë pas here paraqet arnime të shpejta si një masë e përkohshme mbrojtëse derisa të zhvillohet një përditësim i përhershëm i sigurisë nëse një dobësi konsiderohet pjesërisht e rrezikshme.

Microsoft paraqiti një këshillë gjatë ditës së shtunë duke paralajmëruar për problemin, që tregon se si IE i qaset “një objekti në memorie që është fshirë ose nuk është shpërndarë siç duhet.”

Problemi korrupton memorien e shfletuesit, duke iu mundësuar sulmuesve që të ekzekutojnë kodin e tyre. Dobësia mund të shfrytëzohet duke manipuluar një uebfaqe në mënyrë që të sulmohen shfletuesit me dobësi, njëri nga llojet më të rrezikshme të sulmeve të njohura si një udhëheqje nga shkarkimi.

Viktimat vetëm kanë nevojë të vizitojnë faqen e ngacmuar në mënyrë që kompjuteri i tyre të infektohet.

Për të qenë i suksesshëm, hakeri do të duhej që të joshë përdoruesin për tek uebfaqet e dëmshme, që zakonisht bëhet duke dërguar një lidhje të dëmshme përgjatë e-mailit. (PC World Albanian)

IE

LEXO EDHE:  Përditësimi madhor i Windows 10-ës tashmë i disponueshëm për shkarkim

Lajmet e fundit>