Analiza

Microsoft i dedikon një faqe të re atyre që ndërrojnë pajisjet Mac me Windows

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
Microsoft i dedikon një faqe të re atyre që ndërrojnë pajisjet Mac me Windows

Microsoft-Surface-Pro-3-11Kompania Microsoft ka sulmuar disa herë linjën MacBook të Apple dhe ato janë përforcuar më shumë me faqen e re që ajo i ka dedikuar atyre përdoruesve që ndërrojnë pajisjen Mac me një Windows. Kjo faqe e ndërtuar nga Microsoft nuk ka si qëllim kryesor renditjen e krahasimeve mes një produkti Mac dhe Windows, por më shumë fokusohet në avantazhet e të paturit një pajisje të Microsoft.

Kompania është shprehur se kanë si qëllim ta bëjnë ndërrimin e një kompjuteri tepër të thjeshtë. Nëqoftëse dikush disponon një Mac por do të ketë një Surface Pro 3 apo Windows mund të hyjë në këtë faqe për të gjetur të gjitha përgjigjet që kërkon. Aty shfaqen dhe tutoriale të ndryshme si për shembull si të transferosh diçka nga Mac në Windows apo përdorimin e një Surface Pro me iPhone.

Është pak a shumë i njëjti informacion që ju do të merrni nga një punonjës nëqoftëse ju shkoni dhe interesoheni në një dyqan të Microsoft. Kjo ide është realizuar pikërisht në periudhën e Krishtlindjeve kur shumë njerëz dëshirojnë të përfitojnë nga uljet dhe të ndërrojnë pajisjet e tyre teknologjike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton logon e re të shfletuesit Edge

Lajmet e fundit>