Harduer

Microsoft-i do të konkurrojë iPad Mini-in

Publikuar , 21 Prill 2013
0
Microsoft-i do të konkurrojë iPad Mini-in

microsoft tableteMicrosoft-i më në fund lajmëroi se po punon mbi tabletin e Windows 8 më të vogël se 10 inç.

Peter Klein i Microsoft-it tha se gjigandi softuerik po punon me partnerët e tij për të zhvilluar “një paketë me pajisje me prekje të vogla me Windows 8” me çmime konkurruese.

Microsoft-i nuk ka dhënë më shumë detaje mbi këtë gjë.

Madhësia ekzakte për këto pajisje të vogla akoma nuk dihet qartë, por ekziston një diferencë e theksuar midis telefonit të madh të Windows dhe tabletit të vogël të Windows 8.

Një studim i fundit nga TrendForce ka treguar se tabletat e vogla prej 8 inç po fitojnë hapësirë në tregje.

Ka mundësi që Microsoft-i ta synohë këtë madhësi, edhe pse nëse do të konkurrojë tabletat Android si Kindle Fire HD do ti duhet të konsiderojë edhe madhësinë 7 inç. Ekzistojnë gjithashtu edhe paqartësia nëse pajisja do të punojë me Windows 8 apo Windows RT. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Office 365 disponueshëm për kompjuterët Mac

Lajmet e fundit>