Lajmet

Microsoft i jep fund asistentit virtual Cortana

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2021
Cortana lançuar në 2014-ën për telefonët Windows mori emrin nga seritë shumë popullore të lojërave Halo. Microsoft i jep fund asistentit virtual Cortana

Cortana, asistenti virtual i Microsoft dizajnuar për të konkurruar me Apple Siri dhe Google Assistant do të tërhiqet nga platformat mobile.

Tani e tutje do të përqendrohet tek produktiviteti në Windows 10, Outlook dhe Teams. Një hashtag #RIPCortana po përdoret në rrjetin social Twitter.

Nga ana tjetër lajmi përkon së bashku me një ndryshim në Apple siri kur zëri i femrës nuk do të jetë i vetmi. Përdorimi i zërit të një femre në asistentët virtual ka qenë kontrovers.

Cortana lançuar në 2014-ën për telefonët Windows mori emrin nga seritë shumë popullore të lojërave Halo. Tre vite më pas Microsoft braktisi sistemin operativ mobil edhe pse Cortana mbeti i disponueshëm në iPhone dhe Android.

Vdekja e asistentit virtual për pjesën më të madhe të platformave u bë e ditur që në Verën e vitit të kaluar e madje Microsoft e tërhoqi edhe nga altoparlantët Harman Kardon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft rregullon një prej problemeve më të mëdha të Chrome