Lajmet

Microsoft i jep fund shërbimit të menaxhimit falas të domaineve personale

Publikuar , 13 Prill 2014
0
Microsoft i jep fund shërbimit të menaxhimit falas të domaineve personale

email-100058704-largePas 10 vitesh ofrim falas të shërbimit të menaxhimit të domaineve personale falas nga Microsoft-i, kompania në fjalë ka lajmëruar se po i jep fund regjistrimeve të reja për domain personale përmes Outlook.com.

Mbështetja për domain-et ju lejonte të përdornit Outlook.com (më parë Hotmail) për të menaxhuar një domain personal që mund të mos ishte nga Microsoft, të tilla si [email protected]l ose [email protected], megjithëse “menaxhimi” ishte i limituar për të shtuar deri në 50 adresa e-maili individuale duke përdorur domain-in tuaj. Microsoft njoftoi mbylljen e këtij shërbimi në uebfaqen Windows Live Admin dhe Ed Bott i ZDNet vuri e re këtë njoftim fillimisht.

Përdoruesit aktual të këtij shërbimi nuk do të mbeten pa gjë. Ndërkohë që mundësia për të shtuar ose larguar llogari së shpejti do të hiqet nga domain-et me porosi, ndërsa të gjitha adresat aktuale në Outlook.com do të vazhdojnë të funksionojnë.

Ngjashëm me sjelljen e Google që i dha fund versionit falas të Google Apps në vitin 2012 dhe shërbimit të menaxhimit të domain-eve falas, Microsoft po e përdor përfundimin e këtij shërbimi për të migruar përdoruesit në një shërbim me pagesë si Business Edition Office 365 në këtë rast.

Në sitin Windows Live Admin shkruhet: “Për administratorët e domaineve të cilët dëshirojnë të vazhdojnë të menaxhojnë adresat e email-eve në domainin e tyre, ne do të ofrojmë një opsion për të migruar llogarinë tuaj në Office 365. Si pjesë e Office 365, ju do të keni mundësinë të vazhdoni të menaxhoni domain-et tuaja si dhe të përdorni edhe mjete të tjera si Kalendarin, Hapësirën Online dhe Mesazhet ”

Përdoruesve të prekur nga ky ndryshim do t’ju ofrohet një abonim falas tre muaj në Office 365 Small Business Premium. Çmimet më pas do të jenë 150 $ për këtë shërbim ose 15 $ në muaj, që përfshin edhe instalimin e programeve Office në kompjuterët tuaj dhe pajisjet mobile bashkë më veçoritë e tjera. Një abonim i thjeshtë në Office 365 Small Business kushton 60 $ në vit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Divizioni i lojërave të Microsoft tashmë njihet si Xbox Studios

Lajmet e fundit>