Lajmet

Microsoft i jep pamje të re SkyDrive-t

Publikuar , 16 Gusht 2012
0
Microsoft i jep pamje të re SkyDrive-t

Microsoft ka përditësuar shërbimin e vet SkyDrive Cloud me një stil të ri, ngjyrë të re, si dhe detaje të tjera të vogla. SkyDrive.com mundëson tashmë një kërkim të menjëhershëm, një brez kontekstual, përzgjedhje të shumëfishtë, organizim me “tërheqje” si dhe kodim HTML5.

Gjithsesi, këto nuk janë të vetmet ndryshime.

Gjiganti i kërkimit nga Redmont ka rregulluar shumë detaje të vogla dhe probleme që ndodheshin në prapaskenë, në mënyrë të tillë që ngarkimet të bëhen më shpejt.

SkyDrive i ri për Android lejon hyrjen nga aparatet celularë, ngarkimin si dhe ndarjen e skedareve të ndryshëm edhe nga pajisjet Android.

Microsoft bëri gjithashtu përmirësime në SkyDrive API-n e saj për zhvilluesit.

“Me këto përmirësime të vazhdueshme jemi shumë të emocionuar të paraqisim mundësi të reja për një miliardë konsumatorët me lançimin e ardhshëm të Windows 8, Office-in e ri si dhe një numër të madh pajisjesh dhe aplikacionesh që lidhen me SkyDrive.” tha Microsoft në një blog të saj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft mbyll dyqanin e librave elektronikë

Lajmet e fundit>