Lajmet

Microsoft-i mund të fillojë të “shtyp para” me lëshimin e Office për iOS

Publikuar , 27 Janar 2013
0
Microsoft-i mund të fillojë të “shtyp para” me lëshimin e Office për iOS

Microsoft-i do të mbledhë të hyra sapo të paraqes versionet për platformën Office për iOS dhe Android, por kjo dritare e mundësisë në shpejtësi është duke u mbyllur, tha një analist gjatë të premtes.

“Dita që ata paraqesin Office për iOS dhe Android, do të fillojnë të shtypin para”,- tha Bob O’Donnell nga ndërmarrja hulumtuese IDC. “Por nëse ata presin shumë gjatë, ata rrezikojnë që njerëzit të gjejnë alternativa ose zgjidhje”.

Thëniet se aplikacione të Microsoft-it për iOS të Apple, që fuqizon iPad-in dhe Android-in e Google, që është sistemi operativ i përdorur nga Samsung-u dhe nga shumica e prodhuesve të tjerë të tabletëve, ka qarkulluar për vite.

Spekulimet ishin përhapur aq shumë në nëntorin e vitit të kaluar kur The Verge raportoi që Microsoft-i do të lëshonte aplikacionet për iOS për Word, Excel, PowerPoint në fund të shkurtit ose në fillim të muajit mars 2013, duke ardhur më pas në maj nga softueri për Android.

Sipas raportit, aplikacionet, e quajtura Office Mobile, do të ishin pa pagesë në App Store për iOS dhe Google Play për Android, por do t’iu mundësonin përdoruesve që vetëm të shihnin dokumentet.

10 opsione të reja në Office 2013

Për të mundësuar editimin dhe funksionet e tjera, si printimi, konsumatorët duhet të lidhen me aplikacionet tek një abonim në Office 365. Planet për Office 365 pritet të lëshohen krahas Office 2013, që mund të debutojë javën e ardhshme.

Por nëse Microsoft-i nuk tërheq së shpejti këmbëzën në Office për iOS dhe Android, ndërmarrjes do t’i ikë barka, tha O’Donnell. “Tashmë ka më pak dhe më pak theksim në tabletët prej 10 inç”,- tha O’Donnel.

LEXO EDHE:  Mblidhet juria e ICT Awards 7, 110 kandidatë në garë për çmimet e mëdha të teknologjisë

Zgjatet në 90 ditë “triali” për Office 365

“Ne mendojmë që tabletët prej 10 inç arritën kulmin në vitin 2012. Dhe Office do të jetë më pak i rëndësishëm në tabletët prej 7 inç. Kështu nëse nuk lëvizin së shpejti, ata rrezikojnë që të heqin dorë nga kjo vezë e artë.” “Ata duhet të vendosin se çfarë është më e rëndësishme, Office ose Windows”,- tha O’Donnell.

“Beteja mes sistemit operativ është shumë më e vështirë për Microsoft-in që të luftojë se sa beteja për produktivitetin në zyrë, kështu që nëse unë jam Ballmer, unë do të vendosja bastet e mia në Office”, -shtoi ndër të tjera O’Donnell. (PC World Albanian)

office ios

Lajmet e fundit>