Lajmet

Microsoft-i synon 100 000 aplikacione për Windows 8 në tre muaj

Publikuar , 09 Tetor 2012
0
Microsoft-i synon 100 000 aplikacione për Windows 8 në tre muaj

Microsoft-i ka vendosur disa qëllime ambicioze për Windows 8. Kompania synon 400 milionë pajisje në duart e konsumatorëve deri në korrikun e vitit të ardhshëm dhe më tepër se 100 000 aplikacione të vendosura në dyqanin Windows Store deri në fund të janarit.

Kjo është e garantuar sipas një interviste të Beet.TV me Keith Lorizio, i cili është nënkryetar i Microsoft-it për shitjet dhe reklamimin në Shtetet e Bashkuara. Ai citon që 400 milionë pajisje me Windows 8 do të jenë në treg. Këto pajisje do të përfshijnë edhe shitjet e reja edhe përditësimin e makinave Windows 7.

Zyrtarët e kompanisë mendojnë se numri i lartë i aplikacioneve është thelbësor për suksesin

Ndërmarrja shpreson që të ketë konsumatorë me ndjenjë të unifikuar të Windows 8 me platformat e saj Xbox dhe Windows Phone 8 që mbështeten në prekje.

Por posedimi i një morie aplikacionesh për Windows 8 është thelbësor për suksesin, thotë Lorizio. “Ne jemi duke pritur që të kemi 100 000 aplikacione gjatë tre muajve të parë. “

Kjo do të ishte një kërcim i rëndësishëm përgjatë inventarit të tanishëm, të vlerësuar në rreth 3000 aplikacione.

Këto aplikacione siç duket janë vitale për suksesin financiar të sistemit operativ sepse ato do të jenë plot me reklama që Lorizio thotë se nuk do të jenë si pengesë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Uplift Albania, një akselerator për startupet inovative të rajonit

Lajmet e fundit>