Lajmet

Microsoft: IE i ri më i shpejtë se Firefox dhe Chrome

Publikuar , 16 Mars 2009
0
Microsoft: IE i ri më i shpejtë se Firefox dhe Chrome

altKompania Microsoft bën të ditur se shfletuesi i saj i ri Internet Explorer (IE8) është më i shpejtë se Mozilla Firefox apo Google Chrome.

Në testimet e bëra nga vetë kompania Microsoft, në hapjen e 25 faqeve, shfletuesi IE8 ishte më i shpejti. I dyti u radhit Google Chrome, ndersa Mozilla Firefox doli e treta.

Ndërkohë që nuk janë testuar shfletuesit e Apple dhe Opera. “Microsoft nuk i ka testuar shfletuesit e tjerë të Apple dhe Opera, ngase dëshiron të përqendrohet vetëm në rivalët që kanë shtrirje të mirë në platformën e Windows” –  deklaroi James Pratt, menaxher i produkteve në ekipin e hulumtuesve. 

Sipas Net Applications.inc, shfletuesit e Apple dhe Opera kanë më pak se 1 përqind shtrirje, kështu që ata nuk paraqesin ndonjë rrezik për Micorosoft
 

LEXO EDHE:  Çipet e reja Samsung i bëjnë telefonët më të shpejtë se laptopët

Lajmet e fundit>