Softuer

Microsoft: IE9 është shkarkuar 27 herë brenda sekondës

Publikuar , 16 Mars 2011
0
Microsoft: IE9 është shkarkuar 27 herë brenda sekondës

Sipas statistikave, IE9  është shkarkuar pothuajse 90,000 herë brenda orës apo 27 herë brenda sekondës, ndërsa sa për ilustrim; beta versioni i këtij shfletuesi është shkarkuar vetëm 1 milion herë gjatë ditës së parë të paraqitjes në treg.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë secilin anembanë botës që ka shkarkuar IE9 dhe që gjithashtu ka qenë pjesë e pranimit entuziastik” tha në një blog post Ryan Gavin, drejtor i lartë i Microsoft për Internet Explorer.

Por krahasuar me shfletuesit tjerë, numrat e shkarkimit të IE9 nuk janë aq mbresëlënës. Brenda disa orëve të para të paraqitjes në treg në vitin 2009, Firefox 3.5 është shkarkuar më shumë se 1 milion herë, e gjithashtu në 24 orët e para të paraqitjes së Firefox 3.0 në vitin 2008, ai ishte shkarkuar 8 milion herë. Pra qysh në vitin 2009, e vitin 2008 Firefox kishte arritur në këtë nivel të shkarkimeve, e vetëm mund të paramendoni se me çfarë rezultate do të na shpaloset para, debutimi i ardhshëm Firefox 4, që do të jetë me 22 mars.

E siç ju njoftuam edhe ne, Internet Explorer përfshinë përkrahje për HTML5, ka një ndërfaqe të përmirësuar dhe ka një funksion të integruar për mos-ndjekje. Atë mund ta shkarkoni nga Beautyoftheweb.com.  /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Dropbox skanon tekstin në imazhe

Lajmet e fundit>