Lajmet

Microsoft integron Spotify në Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Gusht 2021
Është një mënyrë e re për të fokusuar në detyrat dhe punën e përdoruesit. Ndër të tjera përmban integrimin e Spotify, ku përdoruesit mund të dëgjojnë muzikë për tu fokusuar. Microsoft integron Spotify në Windows 11

Microsoft ka planifikuar të integrojë Spotify në Windows 11. Shefi i pajisjeve dhe Windows pranë Microsoft prezantoi kësaj jave një funksionalitet të ri, Focus Sessions në Windows 11.

Është një mënyrë e re për të fokusuar në detyrat dhe punën e përdoruesit. Ndër të tjera përmban integrimin e Spotify, ku përdoruesit mund të dëgjojnë muzikë për tu fokusuar.

Microsoft ende nuk ka filluar testimin e Focus Sessions në ndërtimet eksperimentale të Windows 11-ës, por nga videoja e Panay është një funksionalitet i integruar në aplikacionin Clock të Windows.

Ka aplikacione të shumta në stilin e Pomodoro të cilat ndihmojnë përdoruesit të fokusohen por Microsoft synon të distancohet nga të tjerët duke integruar Spotify. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian vendos diktatin mbi kompanitë teknologjike me Aktin e Shërbimeve Dixhitale