Biznes

Microsoft investon 1 miliardë dollarë në OpenAI

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Microsoft tashmë do të jetë partneri i preferuar i OpenAI ku bëhet fjalë për komercializimin e teknologjive të reja që zhvillon në të ardhmen. Microsoft investon 1 miliardë dollarë në OpenAI

Microsoft vendosi një bast 1 miliardë dollarësh në Open Ai, kompaninë e themeluar nga Elon Musk dhe Sam Altman tre vite më parë me qëllim që të realizojnë kërkim dhe zhvillim në inteligjencën artificiale.

Ditën e Hënë Microsoft dhe OpenAi lançuan partneritetin e tyre shumëvjeçar ku dy kompanitë së bashku do të ndërtojnë teknologji të inteligjencës artificiale për platformën cloud Microsoft Azure ndërsa vetë OpenAi do të sjellë shërbimet e saj në Azure.

Microsoft tashmë do të jetë partneri i preferuar i OpenAI ku bëhet fjalë për komercializimin e teknologjive të reja që zhvillon në të ardhmen.

Për Microsoft qëllimi kryesor i këtij partneriteti është krijimi i një platforme në shkallë të gjerë Azure AI. Nga ana tjetër OpenAI përfiton sepse Microsoft mbështet interesat e kompanisë për zhvillimin e teknologjive të sigurta së bashku me 1 miliardë dollarët.

Kur nisi rrugëtimin OpenAI kishte siguruar 1 miliardë dollarë nga Musk, Altman, Brockman, Reid Hoffman, Jessica Livinston, Peter Thiel, Amazon Web Services, Infosys dhe YC Research. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i fundit i Windows 10-ës është instaluar në vetëm 2.8% të kompjuterave

Lajmet e fundit>