Lajmet

Microsoft investon 2 miliardë dollarë në Cruise

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Janar 2021
Cruise është një filial i General Motors dhe partneriteti i ri me Microsoft shihet si afatgjatë. Si pjesë e marrëveshjes kompania do të përdorë platformën e shërbimeve cloud Azure. Microsoft investon 2 miliardë dollarë në Cruise

Cruise ngriti një investim prej 2 miliardë dollarësh duke dërguar vlerën e kompanisë në 30 miliardë dollarë nga Microsoft.

GM, Honda dhe investitorë të tjerë institucionalë kanë hedhur kapital në Cruise ndërsa kompania e makinave autonome gjendet më pranë komercializimit të teknologjisë së saj.

Cruise është një filial i General Motors dhe partneriteti i ri me Microsoft shihet si afatgjatë. Si pjesë e marrëveshjes kompania do të përdorë platformën e shërbimeve cloud Azure.

Nga ana tjetër Microsoft do të zgjerojë bashkëpunimet edhe në sektorin e transportit. Në vitet e fundit Cruise ka nënshkruar disa marrëveshje. Në 2018-ën siguroi 2.25 miliardë dollarë nga SoftBank.

Në fund të 2018-ës marrëveshja me Honda solli 750 milionë dollarë investim direkt dhe 2 miliardë të tjera përgjatë 12 viteve. Për herë të parë Cruise nisi testimin e makinave plotësisht autonome në San Francisco. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft do të mbyllë aplikacionet e asistentit dixhital Cortana