Lajmet

Microsoft iu lejon zhvilluesve qasje në versionet e përditësuara të Windows Phone para lançimit

Publikuar , 15 Tetor 2013
0
Microsoft iu lejon zhvilluesve qasje në versionet e përditësuara të Windows Phone para lançimit

Microsoft po përpiqet të ndihmojë zhvilluesit në përshtatjen e aplikacioneve për versionet e reja të Windows Phone.

Për të realizuar këtë, kompania lançoi ditën e hënë Windows Phone Preview for Developers, një shërbim që do të lejojë zhvilluesit të aksesojnë versionet e përditësuara të Windows Phone para se ato të lançohen.

Qëllimi kryesor i këtij shërbimi është ofrimi për zhvilluesit i kodit të nevojshëm për testimin e aplikacioneve në softuerin e ri në mënyrë që kur të lançohet përditësimi final aplikacionet të jenë gati.

Windows Phone Preview for Developers është i ngjashëm me programin e Apple për zhvilluesit. Kompania pasi njofton për përditësimet e iOS lejon komunitetin e zhvilluesve të shkarkojnë platformën në pajisjet e tyre të testimit në mënyrë që të përgatisin aplikacionet për lançimin final.

Për të fituar akses ndaj Windows Phone Preview duhet që zhvilluesi të logohet në faqen e zhvilluesve të Microsoft-it (Microsoft’s Developers).

Për të marrë pjesë në këtë program është e nevojshme që zhvilluesit të plotësojnë njërin prej këtyre tre kushteve: të disponojnë një pajisje “developer-unlocked” (pajisje provë që shërbejnë për testimin dhe ekzekutimin e aplikacioneve para lançimit në Windows Phone Store), të jenë të regjistruar në Windows Phone Store si zhvillues ose të jenë të regjistruar si zhvillues në Windows Phone App Studio.

Ky program për zhvilluesit është lançuar nga Microsoft së bashku me njoftimin për lançimin e versionit të përditësuar të Windows Phone 8 (Update 3). Ky përditësim ofron suport për ekranet me përmasa 5 deri në 7 inç si dhe për ekranet me rezolucion 1080p HD. (PCWorld Albanian)

Wp8StartScreen_563

LEXO EDHE:  Microsoft kërkon ti jepet fund sanksioneve Amerikane ndaj Huawei

Lajmet e fundit>