Lajmet

Microsoft iu mundëson përdoruesve të Bing-ut që të provojnë asistentin personal Cortana

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Microsoft iu mundëson përdoruesve të Bing-ut që të provojnë asistentin personal Cortana

microsoft-bingNdihmuesi personal me zë i zhvilluar nga Microsoft-i, Cortana, ishte dizajnuar për t’i bërë telefonët Windows Phone më të mençur dhe më të dobishëm, por veçoritë e tij nuk janë kufizuar vetëm për smartfonët. Gjatë të mërkurës kompania lajmëroi që Bing tani ofron disa nga veçoritë e njëjta që e bëjnë Windows Phone 8.1 të ndjehet më “personal”.

Kartat e reja që paraqiten në ballinë e faqes Bing do të ndjekin titujt kryesorë të lajmeve, parashikimin lokal të motit, gjendjen e fluturimeve dhe gjëra të tjera në bazë të preferencave tuaja. Dhe ky është vetëm fillimi; Microsoft-i thotë që mund të vijnë më tepër gjëra në përpjekjen e kompanisë për të “ndihmuar në ndjekjen e gjërave që kanë rëndësi për ju.”

Bing është teknologjia që ndodhet prapa trurit të Cortana-s, kështu që nuk është befasi që Microsoft-i është duke përdorur përparësitë e të gjitha gjërave që i ka mësuar – “përgjatë viteve të mësimit të makinës dhe përvojës me të dhëna të shumta gjatë kërkimit në ueb” – për ta përhapur atë personalizim përgjatë shërbimeve të veta. Sapo përdoruesit të përzgjedhin interesimet e tyre, ata do të pranojnë njoftime të duhura “në pajisjet më moderne me Windows” dhe përgjatë disa aplikacioneve të fuqizuara nga Bing si Cortana dhe aplikacioni Bing Sports.

Kjo gjë është një përparësi madhore që vjen së bashku me Windows Phone 8.1 të ri dhe të përmirësuar. Me ofrimin e një shërbimi të ngjashëm nga Google, Google Now, është mirë të shihet mbërritja edhe e Microsoft-it me alternativën e vet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple Arcade është një abonim me pagesë me akses në mbi 100 lojëra

Lajmet e fundit>