Lajmet

Microsoft iu mundëson zhvilluesve që të përgjigjen në vëzhgimet e aplikacioneve në Windows Phone

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Microsoft iu mundëson zhvilluesve që të përgjigjen në vëzhgimet e aplikacioneve në Windows Phone

Windows-Phone-8-AppsNdoshta jeni një zhvillues i aplikacioneve mobile dhe nuk ju pëlqen ndonjë koment i pakëndshëm që mund të jetë postuar në faqen e produktit të aplikacionit tuaj që mund të largojë konsumatorët pa ndonjë arsye të mirë.

Ose mbase jeni një përdorues i cili ka një pyetje shumë të rëndësishme, por që nuk i gjen informacionet për kontaktim. Sido që të jetë, nëse jeni përdorues i Windows Phone 8, Microsoft tani ka mbështetje për ju. Duke filluar së shpejti, Microsoft do t’iu mundësojë zhvilluesve që t’iu përgjigjen vëzhgimeve individuale të aplikacioneve për Windows Phone 8.

Microsoft thotë që veçoria e re do t’iu mundësojë “zhvilluesve të aplikacioneve që t’i adresojnë pyetjet e zakonshme, problemet me troubleshoot, kuptimi i kërkesave të përdoruesve për mundësitë e reja të aplikacionit dhe do të ju ndihmojë në përgjithësi që përdoruesit të marrin përvojën më të mirë nga aplikacioni.”

Kjo duket si ide mjaft e mirë në Windows Phone 8, për shkak të mungesës së vëzhgimeve të diskutueshme të aplikacioneve të cilave zhvilluesve duhet t’iu jepet mundësia që t’iu përgjigjen.

Veçoria e re duhet të paraqitet në portalet e Qendrës së Zhvilluesve të Windows Phone në ditët e ardhshme, sidoqoftë kompania thotë që mund të kalojnë disa muaj që të arrihet çdo zhvillues. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Lajmet e fundit>