Biznes

Microsoft: Janë shitur 1.2 milionë Xbox One gjatë tremujorit të parë të vitit 2014

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Microsoft: Janë shitur 1.2 milionë Xbox One gjatë tremujorit të parë të vitit 2014

2516063-xboneMicrosoft ka shitur 2 milionë konsolla Xbox gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2014, 1.2 milionë prej të cilave ishin Xbox One, ka lajmëruar kompania gjatë ditës së enjte. Këta hifra vijnë si pjesë e raportit për fitimet gjatë tremujorit të parë të vitit nga kompania, që u raportua gjatë ditës së enjte.

Është e rëndësishme të tregohet që këto shifra pasqyrojnë numrin e konsollave që janë shitur për shitësit me pakicë, jo numri i konsollave që janë shitur për konsumatorë. Microsoft së fundi lajmëroi që kishte shitur më tepër se 5 milionë Xbox One që nga lëshimi i kësaj konsolle vitin e kaluar. Në janar, kjo kompani ka treguar që deri në fund të vitit 2013 ka aaritur të bëjë shitjen e 3 milionë sistemeve.

Derisa shifrat nuk tregojnë saktësisht, një llogaritje e shkurtër mund të na tregojë që rreth 800 mijë Xbox 360 janë shitur për shitësit me pakicë nga janari deri në fund të marsit, që është shifër mjaft e madhe për një sistem që tani është më i vjetër se tetë vite. Microsoft thotë që shitjet e 360-shit kanë tejkaluar pritjet.

Microsoft po ashtu raporton që të hyrat për platformën e tërësishme Xbox – duke marrë në llogari Xbox One, Xbox 360 dhe Xbox Live – pësuan rritje për 45 për qind gjatë tremujorit të parë, që përfshin periudhën nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti.

Poseduesit e Xbox One janë duke e përdorur platformën për pothuajse pesë orë gjatë ditës, pa dyshim edhe për shkak të shërbimeve si Netflix dhe mundësisë për ta lidhur një kuti kabllore përgjatë HDMI-së për të shikuar TV-në nëpërmjet sistemit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndaloni përditësimet automatike në Windows 10

Lajmet e fundit>