Lajmet

Microsoft ju shpërblen nëse jeni përdorues i Edge

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shkurt 2021
Ndryshimet në programin e Microsoft Rewards do tu japin përdoruesve të Edge më shumë pikë nga kërkimi në Bing sesa marrin përdoruesit me shfletues të tjerë. Microsoft ju shpërblen nëse jeni përdorues i Edge

Shfletuesi i ri Microsoft Edge ka bërë hapa të mëdhenj përpara që kur filloi të përdorte kodin burimor të Chromium por jo të gjithë janë të bindur për suksesin e tij.

Gjiganti i softueri ka menduar sesi ta adresojë këtë problem duke ju dhënë përdoruesve pikë në Microsoft Rewards për përdorimin e shfletuesit.

Ndryshimet në programin e Microsoft Rewards do tu japin përdoruesve të Edge më shumë pikë nga kërkimi në Bing sesa marrin përdoruesit me shfletues të tjerë.

Këto pikë mund të shkëmbehen për sende. Për shembull mund të përdorni Microsoft Rewards për të marrë një abonim Xbox Live.

Konkretisht përdoruesit do të marrin 150 pikë për kërkimin në Bing nga Microsoft Edge në desktop dhe 100 pikë nga një pajisje mobile. Pra bëhet fjalë për një bonus prej 20 pikësh.

Kjo ishte për sa i përket skemës së vjetër sepse tani Microsoft po eksperimenton me 250 pikë për ata që përdorin Edge. Nëse jeni një përdorues i Microsoft Rewards, ky është momenti për të përdorur Edge dhe Bing. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple: Mbi 1 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën