Harduer

Microsoft ka dërguar një përditësim në Windows 10 që nuk duhet ta instaloni

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2020
0
Roli i driverave është që të bëjnë të mundur për harduerë të komunikojnë me sistemin operativ, në këtë rast Windows 10. Microsoft ka dërguar një përditësim në Windows 10 që nuk duhet ta instaloni

Përditësimi më i fundit i Windows 10-ës ka sjellë me vetë disa drivera të vjetër dhe të papërdorshëm të cilët mund të ndikojnë në funksionalitetin e disa harduerëve.

Disa përdoruesve u është dërguar një përditësim driver i listuar si “INTEL – System” i cili ka një datë 1968 dhe po dërgohet përmes përditësimit Windows 10 2004.

Këto drivera janë nën panelin Optional Updates dhe raportohet të jenë dërguar për pajisjet që nuk janë regjistruar në programin Windows Insider.

Roli i driverave është që të bëjnë të mundur për harduerë të komunikojnë me sistemin operativ, në këtë rast Windows 10.

Instalimi i një driveri të vjetër mund të ndikojë mënyrën sesi hardueri komunikon e madje të çaktivizojë atë tërësisht.

Zakonisht driverat në panelin Optional Updates janë mundësia e fundit për administratorët e sistemit të rregullojnë një problem me një harduer specifik. Me pak fjalë nuk është i kërkuar instalimi i tyre nëse hardueri është plotësisht funksional.

Nëse keni problem specifik atëherë kërkon instalimi i tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Microsoft është ajo çfarë përdoruesit kanë kërkuar