Biznes

Microsoft ka filluar të pranojnë pagesa përmes monedhës Bitcoin

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Microsoft ka filluar të pranojnë pagesa përmes monedhës Bitcoin

7459091840_2a11bd49cc_o-100258156-galleryGjiganti Microsoft lajmëroi se ka filluar të pranojë pagesat përmes monedhës dixhitale Bitcoin në dyqanet e saj të aplikacioneve të Windows, Windows Phone dhe Xbox. Monedha e re virtuale mund të përdoret për të shtuar para në llogarinë e Microsoft me qëllim blerjen e aplikacioneve, lojërave dhe përmbajtjeve dixhitale nga dyqanet online. Microsoft po ofron detaje në faqen e ndihmës.

Blerja e produkteve direkt duke përdorur Bitcoin është e pamundur për momentin. Monedha virtuale mund të përdoret për të shtuar para në llogaritë e Microsoft në SHBA nga ku mund të bëhen dhe pagesat. Microsoft qartësoi se kjo nuk do të jetë eksperienca më e mirë e pagesave që mund të keni hasur. Shumica e transaksioneve të Bitcoin duhet të kryhen menjëherë, por përdoruesit këshillohen që të presin deri në dy orë për përfundimin e procedurave. Paratë e krijuar nga konvertimi me Bitcoin nuk do të mund të rimbursohen.

Uebfaqja me informacionin e Bitcoin është zbuluar nga përdoruesit e Reddit ditën e enjte, të cilët masivisht e mirëpritën këtë lajm. Disa përdorues shfaqën zhgënjimin e tyre lidhur me disponueshmërinë e këtij shërbimi vetëm në SHBA. Ky integrim i Bitcoin erdhi menjëherë pas integrimit të monedhës virtuale edhe në motorin e kërkimit Bing gjatë muajit shkurt. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi i ri Edge i Microsoft mund të jetë fundi i Chrome

Lajmet e fundit>