Lajmet

Microsoft ka krijuar një antivirus për Android dhe iOS të cilit duhet ti jepni një shans

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Qershor 2020
0
Microsoft ka përdorur edhe teknologjinë SmartScreen për të bllokuar lidhjet e pasigurta në rrjet. Aplikacioni vjen mëse një vit që kur Microsoft nisi testimet me Defender në macOS. Microsoft ka krijuar një antivirus për Android dhe iOS të cilit duhet ti jepni një shans

Microsoft do të ofrojë një version të antivirusit Windows Defender për smartfonët iOS dhe Android. Gjiganti i softuerit zbuloi se Windows Defender do të mbërrijë tek platformat mobile gjatë 2020 por nuk detajoi plotësisht se çfarë të presin përdoruesit.

Por me lançimin e një versioni eksperimental të Windows Defender në Android ditën e Marte, tashmë e kuptojmë pse Microsoft mendon që Android ka nevojë për mbrojtje nga një antivirus.

Versioni në fjalë përmban mbrojtje nga phishing dhe thotë se shkon më larg sesa mbrojtja e Google nga maluerët. Mbrojtja në ueb përmban sisteme anti-phishing në mënyrë që uebsajte të pasigurta të dërguara me SMS, WhatsApp, e-mail apo aplikacione të tjera të bllokohen.

Microsoft ka përdorur edhe teknologjinë SmartScreen për të bllokuar lidhjet e pasigurta në rrjet. Aplikacioni vjen mëse një vit që kur Microsoft nisi testimet me Defender në macOS.

Kompania ka planifikuar edhe një version për iOS edhe pse kuptohet se ka për të qenë shumë më i limituar në funksionalitete duke qenë se Apple ushtron kontroll më të rreptë në platformën e saj.

Apple vendos iOS në një sandbox dhe parandalon përdoruesit të instalojnë aplikacione pa App Store. Së fundit Defender është i disponueshëm në Linux nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lojtari i Fortnite që u pagua 30 milionë dollarë nga Microsoft për të luajtur në Mixer