Lajmet

Microsoft ka ridizajnuar mëse 100 logo e ikona por ju ende nuk mund ti keni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Dhjetor 2019
0
Ikonat e Dizajnit Fluent ngjajnë sikur të ishin 3D. Këtë dizajn kompania pritet ta aplikojë jo vetëm në Windows, por edhe Xbox e HoloLens. Microsoft ka ridizajnuar mëse 100 logo e ikona por ju ende nuk mund ti keni

Microsoft prezantoi për herë të parë Dizajnin Fluent në 2017-ën por vetëm kohët e fundit ka filluar të aplikojë estetikën e re në softuerët e kompanisë.

Pasi prezantoi në Nëntor të 2018 ikonat e reja të Office, kompania sot zbuloi se ka ridizajnuar mëse 100 ikona në aplikacionet dhe shërbimet e saj përfshirë edhe një logo të re për Windows.

Si ikonat e Office, dizajnet e reja kombinojnë thellësinë, llojet e ngjyrave dhe skajet e buta ndryshe nga dizajni metro i vjetër i Microsoft i aplikuar që prej Windows 8.

Ikonat e Dizajnit Fluent ngjajnë sikur të ishin 3D. Këtë dizajn kompania pritet ta aplikojë jo vetëm në Windows, por edhe Xbox e HoloLens.

Por kompania nuk dha një datë specifike se kur këto logo dhe ikona të reja do të shfaqen tek aplikacionet dhe shërbimet e Windows me përjashtim të “së shpejti.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Putini e konsideron internetin kërcënim të madh po për vete përdor Windows XP

Lajmet e fundit>