Biznes

Microsoft kalon Apple për tu bërë kompania më me vlerë në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Tetor 2021
Gjiganti Amerikan humbi 6 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e tretë për shkak të problemeve me furnizimin dhe krizën e çipeve. Microsoft kalon Apple për tu bërë kompania më me vlerë në botë

Apple humbi kurorën si kompania më me vlerë në botë tek Microsoft ditën e Premte ndërsa aksionet e prodhuesit të iPhone ishin në tatëpjetë.

Gjiganti Amerikan humbi 6 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e tretë për shkak të problemeve me furnizimin dhe krizën e çipeve.

Bosi i Apple Tim Cook tha se situata mund të përkeqësohet drejt fundvitit. Aktualisht vlera e tregut e Apple është 2.41 trilionë dollarë ndërsa i gjigantit të Windows 2.46 trilionë dollarë.

Gjatë këtij viti vlera e aksioneve të Microsoft është rritur me 45% ndërsa pandemia rriti kërkesën për shërbime cloud dhe si rezultat rritur shitjet.

Sakaq Apple është rritur vetëm me 15%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Android për tabletët vjen në fund të vitit