Lajmet

Microsoft kërkon falje për funksionin që mund të përdorej si mbikëqyrje të punonjësve

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2020
0
Microsoft tha se do të heqë emra individualë nga rezultatet e produktivitetit. Kështu produktiviteti do të gjykohet në nivel organizate dhe jo individuale. Microsoft kërkon falje për funksionin që mund të përdorej si mbikëqyrje të punonjësve

Microsoft kërkoi falje për një funksion të quajtur “rezultati i produktivitetit” që u kritikua ashpër si një mjet mbikëqyrjeje.

Kompania tha se do të bëjë ndryshme tek shërbimi përmes të cilës administratorët IT mund të “ndihmojnë njerëzit të marrin maksimumin” nga produktet e tyre duke kufizuar sasinë e informacionit për punonjësit individualë që ndahen me menaxherët.

Administratorët mund ta përdornin për të parë informacione teknike për rrjetin e tyre dhe kuptuar sesi punonjësit përdorin dhomat e bisedave dhe mjetet e skedulimit.

Por informacioni mund të shikohet edhe si mjet nga menaxherët për të identifikuar punonjësit të cilët nuk po kontribuojnë sa duhet dhe përdorin mjetet në mënyrën e duhur.

Microsoft tha se do të heqë emra individualë nga rezultatet e produktivitetit. Kështu produktiviteti do të gjykohet në nivel organizate dhe jo individuale.

Ajo që e diferencon Microsoft është se e kupton kur diçka nuk shkon, e pranon dhe e zgjidh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft Authenticator bëhet menaxher fjalëkalimesh

Tags >

Microsoft