Lajmet

Microsoft kërkon të krijojë një sistem operativ të përbashkët për të gjitha llojet e pajisjeve

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
Microsoft kërkon të krijojë një sistem operativ të përbashkët për të gjitha llojet e pajisjeve

microsoftIdeali më i ri i Microsoft-it është krijimi i një kodi bazë të unifikuar i cili mund të funksionojë për pajisje të ndryshme që variojnë nga smartfonët deri tek serverat.

Ky softuer do t’iu mundësojë përdoruesve një dizajn të qëndrueshëm për të gjitha llojet e pajisjeve, ndërsa zhvilluesve një set mjetesh të përbashkëta zhvillimi.

Ky ideal është prezantuar nga Terry Myerson, zv.President i Grupit të Inxhinierimit të Sistemeve Operative në Microsoft. Ky grup ka vetëm tre muaj që është krijuar si pjesë e riorganizimit të kompanisë dhe sipas Steve Ballmer do të shërbejë për të mbikqyrur punën e gjithë sistemeve operative të kompanisë.

Ideja e krijimit të një sistemi të përbashkët tingëllon tunduese, por kritikët mendojnë se ky model ka të meta. Sipas tyre Apple dhe Google kanë rezultuar të suksesshëm duke ndjekur strategjinë e ofrimit të dy sistemeve të ndryshme operative. Apple ka sistemin iOS për ajisjet mobile dhe Mac OS për kompjuterët desktop dhe laptopët, ndërsa Google ofron Android për pajisjet mobile dhe Chrome OS për laptopët dhe kompjuterët desktop. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Komisionerja Evropiane për konkurrencën tha se abuzimi me të dhënat ka treguar anën e errët të teknologjisë

Lajmet e fundit>