Biznes

Microsoft kërkon ti jepet fund sanksioneve Amerikane ndaj Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shtator 2019
0
Kompania u vu në listën e zezë të tregtisë nga administrata Trump në Maj lidhur me shqetësime për sigurinë kombëtare. Microsoft kërkon ti jepet fund sanksioneve Amerikane ndaj Huawei

Presidenti i Microsoft bëri thirrje SHBA ti japin fund sanksioneve ndaj Huawei.

Kompania u vu në listën e zezë të tregtisë nga administrata Trump në Maj lidhur me shqetësime për sigurinë kombëtare.

Si rezultat kompanitë Amerikane e kanë të ndaluar ti shesin teknologjinë Huawei dhe në rastin e Microsoft, kompania nuk i shet Windows-in.

Një drejtues i lartë i kompanisë tha se ai nuk beson se kërcënohet siguria e Amerikës pse lejon shitjen e sistemit operativ Windows dhe aplikacioneve Office për konsumatorët e Huawei.

Pranë departamentit Amerikane kanë mbërritur mëse 100 kërkesa për ti shitur teknologjinë Huawei dhe asnjë prej tyre nuk janë aprovuar.

Si rezultat kompania u detyrua ti prezantojë flagshipin e fundit Android pa aplikacionet e Google si YouTube, Gmail, Maps dhe Play Store.

Mate 30 do të vijë me aplikacione alternative të Google dhe një version open-source të Android.

Gjithashtu kompania ka planifikuar tu mësojë blerësve sesi të instalojnë aplikacionet e Google në Mate 30 vetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Lajmet e fundit>