Lajmet

Microsoft konfirmon ardhjen e kontrolluesit nga larg të desktopit për Windows Phone

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Microsoft konfirmon ardhjen e kontrolluesit nga larg të desktopit për Windows Phone

Microsoft-i gjatë ditës së premte ka lëshuar në heshtje aplikacionin Microsoft Remote Desktop për Android deh iOS, për herë të parë duke sjellë desktopin me Windows në telefonë dhe tabletë.

Njëra nga pjesët befasuese të lajmërimit, i cili përfshinte po ashtu një aplikacion të përmirësuar për Mac, ishte që një version për Windows Phone së shpejti mund të vijë. Microsoft-i konfirmoi për The Next Web që një aplikacion për Windwos Phone është duke u përgatitur.

Fatkeqësisht, ndërmarrja nuk tregoi se kur planifikon ta lëshojë atë. “Desktopi nga larg në telefonë është një skenar relativisht rrallë i përdorur,” tha një zëdhënës i ndërmarrjes Microsoft në një deklaratë. “Kështu, ne jemi duke punuar në një version të aplikacionit për Windows Phone. Ne do të jemi në gjendje të shpërndajmë periudhën kohore në një pikë të vonshme kohore.”

Fjalia e parë nga Microsoft-it përpiqet të shpjegojë se pse nuk ishte përfshirë aplikacioni për Windows Phone që në fillim. Sipas gjasave është një gjë mjaft e mirëseardhur: telefonët nuk janë idealë për qasje nga larg në desktop teksa ata kanë ekrane shumë më të vegjël se sa tabletët ose kompjuterët.

Në fakt tashmë ekzistojnë aplikacione të palës së tretë për këtë gjë. Arsyeja është e thjeshtë: nganjëherë ju dëshironi të bëni shumë gjëra në desktopin tuaj.

Nganjëherë e tëra që ju duhet është të kontrolloni një skedar ose të hapni një program dhe riktheheni sërish ku ishit. Nganjëherë, nervozizmi në një ekran të vogël është pothuajse i pavërejtur posa ta kryeni punën.

Microsoft Remote Desktop (Falas) | Google Play

Microsoft Remote Desktop (Falas) | iTunes App Store (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Mbyllen kartat e debitit përdorur për të blerë kriptomonedha në Coinbase

remotedestop

Lajmet e fundit>