Harduer

Microsoft kujton nostalgjikët me ringjalljen e mausit “legjendar”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Maj 2019
0
Ndryshimet e jashtme janë thuajse inekzistente me përjashtim të një cilësie më të mirë. Ndryshimi më i madh është drita me shumë ngjyra në pjesën e pasmei cili ndryshon sipas konfigurimit. Microsoft kujton nostalgjikët me ringjalljen e mausit “legjendar”

Nëse jeni prej nostalgjikëve të teknologjisë, atëherë lajme të mira për ju. Microsoft ka ringjallur mausin IntelliMouse por me performancën e një mausi modern lojërash.

Pas disa muajsh i disponueshëm në Kinë, Microsoft lançoi mausin legjendar edhe në Evropë dhe SHBA nën emrin Pro IntelliMouse. Është i ngjashëm me të vjetrin në pamjen e jashtme por ka një sensor më të fuqishëm prej 16,000DPI me frekuencë rifreskimi prej 12,000 FPS.

Paraardhësi kishte një sensor 3,200DPI. Përdoruesit e këtij mausi mund të përshtatin saktësinë e shigjetës me tre nivele.

Ndryshimet e jashtme të IntelliMouse janë thuajse inekzistente me përjashtim të një cilësie më të mirë. Ndryshimi më i madh është drita me shumë ngjyra në pjesën e pasmei cili ndryshon sipas konfigurimit.

Për këtë produkt duhet të paguani 60 dollarë, ose 20 dollarë më shumë sesa paraardhësi në kohën e tij. Por është një çmim i justifikuar nëse nostalgjia do të rigjejë tek ju fuqi edhe energji të reja në botën e lojërave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i ri i After Effects mund të eliminojë objekte të padëshiruara nga videot

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>