Harduer

Microsoft u kundërpërgjigjet Chromebook-ëve me laptopin Surface

Publikuar , 02 Maj 2017
0
Sakaq Windows 10 S përmban disa kufizime të dukshme krahasuar me versioni origjinal të sistemit operativ. Ai ka vetëm aplikacione universale dhe mund të shkarkohen vetëm nga Windows Store. Microsoft u kundërpërgjigjet Chromebook-ëve me laptopin Surface

Microsoft sapo prezantoi modelin më të ri Surface i dedikuar sektorit edukativ. I quajtur Surface Laptop, ky është laptopi me të cilin Microsoft shpreson se do të blihet nga shkollat në vend të Chromebook-ëve.

Me një kosto prej 999 dollarësh laptopi funksionon me Windows 10 S, sistemin e ri operativ të prezantuar po në të njëjtin aktivitet. Microsoft ndoqni një strategji të ngjashme me një version të modifikuar të Windows 8 quajtur Windows RT pak vite më parë.

Sakaq Windows 10 S përmban disa kufizime të dukshme krahasuar me versioni origjinal të sistemit operativ. Ai ka vetëm aplikacione universale dhe mund të shkarkohen vetëm nga Windows Store.

Me një çmim prej 999 dollarësh, laptopi Surface kushton më tepër sesa Chromebook-ët tradicional. Laptopi më së shumti është konkurrent i Google Pixel.

Ka ekran 13,5 inç me rezolucion 1080p dhe po të njëjtat materiale premium të Surface Pro 4. Një portë USB, një karte SD, një miniportë ekrani dhe një konektor energjie janë disa prej mundësive që ofrohen në aspektin e konektivitetit.

Laptopi peshon 1.2 kilogram dhe fuqizohet nga procesor Core i5 ose I7, 4GB RAM dhe 128GB memorje SSD. Ai do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra dhe shitjet fillojnë më 15 Qershor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompanitë të cilat shpenzojnë miliona në lobim pranë Komisionit Evropian

Lajmet e fundit>