Lajmet

Microsoft laçon një antivirus për Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Gusht 2020
0
Ju e gjeni atë në Google Play Store dhe është publikuar me emërtimin Microsoft Defender. Edhe pse aplikacioni nuk ka një çmim, nuk është falas. Microsoft laçon një antivirus për Android

Microsoft ka punuar shumë për të krijuar Windows Defender, një antivirus konkurrues në treg dhe kompania tashmë do të zgjerojë disponueshmërinë e tij.

Edhe pse jo të gjithë mund ta përdorin menjëherë, Windows Defender tashmë ka mbërritur në Android.

Ju e gjeni atë në Google Play Store dhe është publikuar me emërtimin Microsoft Defender. Edhe pse aplikacioni nuk ka një çmim, nuk është falas.

Dueht të keni një licencë Microsoft 365 E5 për ta përdorur dhe është dizajnuar për të mbrojtur bizneset nga kërcënimet online.

Aplikacioni paralajmëron përdoruesit për aplikacione dashakeqëse dhe APK të cilat mund të instalohen ose kopjohen në pajisjen e përdoruesit. Bllokon automatikisht klikimin e faqeve nga SMS, WhatsApp, shfletues dhe e-mail.

Edhe pse për momentin është vetëm për përdoruesit e biznesit, nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe për konsumatorët individualë në të ardhmen.

Microsoft po investon shumë në Defender duke e sjellë atë tashmë edhe në Linux dhe macOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Japonia konsideron lançimin e Jenit dixhital