Lajmet

Microsoft lançoi Përditësimin e Tetorit të 2018-ës të Windows 10-ës

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Shumica e këtyre përditësimeve janë minimale dhe synojnë kryesisht përmirësimin e stabilitetit dhe performancës. Microsoft lançoi Përditësimin e Tetorit të 2018-ës të Windows 10-ës

Microsoft lajmëroi ditën e sotme se Përditësimi i Tetorit 2018 për Windows 10 është i disponueshëm për shkarkim.

Lajmin kompania e dha në aktivitetin që mbajti në Nju Jork ku u prezantuan Surface Pro 6 dhe Surface Laptop.

Natyrisht përditësimi merr kohë përpara se të dërgohet tek të gjithë përdoruesit por ata që nuk duan të presin Microsoft lançon përditësimet automatike më 9 Tetor.

Normalisht ky përditësim nuk ka për tu impresionuar me funksione të reja të çmendura.

Shumica e këtyre përditësimeve janë minimale dhe synojnë kryesisht përmirësimin e stabilitetit dhe performancës.

Shtesa më e prekshme e Përditësimit të Tetorit është padyshim aplikacioni “Your Phone” përmes të cilit mund të dërgoni mesazhe nga kompjuteri.

Aplikacioni në të ardhmen pritet të sinkronizojnë njoftimet mes telefonit dhe kompjuterit.

Së fundi Windows 10 File Explorer sjell një temë të errët dhe një eksperiencë të përmirësuar kërkimi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>