Lajmet

Microsoft lançom Office Online

Publikuar , 20 Shkurt 2014
0
Microsoft lançom Office Online

microsoftofficestock_large_verge_medium_landscapeMicrosoft ka realizuar ridizajnimin e Office Web Apps në Office Online, duke e prezantuar gjatë ditës së enjte, vetëm një ditë pasi kompania prezantoi ndërrimin e emrit për ngarkesë në cloud nga SkyDrive në OneDrive.

Brendimi i ri, i zbuluar pjesërisht muajin e kaluar, është dizajnuar për të thjeshtuar versionet pa pagesë të uebit të Microsoft Excel Word dhe PowerPoint, që dallohen nga Office Web Apps. “Ne dëgjuam nga konsumatorët që përfshirja e Apps në emrin tonë ishte hutues,” pranon Amanda Lefebvre nga Microsoft. Pjesa me aplikacione ishte hutuese ku disa mund të mendonin që Office Web Apps ishin aplikacione që mund të instaloheshin për dallim nga çka ishin në të vërtet, variante të Office për përdorim në ueb.

Derisa lëshimi i sotëm nuk përfshin ndonjë lëshim të veçorive të reja, ai është i përqendruar tërësisht në qartësimin e aspektit të përdorimit të Microsoft Office online. Shumë përdorues thjesht nuk janë në dijeni që Microsoft ka versione online të Word, Excel, ose PowerPoint, sepse ata janë mësuar me SkyDrive (tani OneDrive).

Microsoft është po ashtu duke garuar fuqishëm kundër Google Drive dhe variantet e thjeshta të bazuara në cloud të rivaltit të vet. Një faqe e re Office.com synon ta korrigjojë atë duke vendosur versionet e uebit të Office në pjesën e përparme të faqes në një formë të kutisë që e bën të qartë në formë precize se cilat shërbime dhe aplikacione online janë në dispozicion. Ekziston madje edhe një shirit i përditësuar me aplikacione në pjesën e sipërme të faqes për të kaluar përgjatë shërbimeve si Outlook.com dhe OneDrive, ose Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote Online.

LEXO EDHE:  Miliona përdorues të Windows 7 në rrezik nga një problem sigurie në Chrome

Microsoft po ashtu është duke paraqitur sistemin e vet të “modeleve të gatshme” për Word, PowerPoint dhe Excel Online, duke iu mundësuar përdoruesve gjetjen e qindra “template-ve” shumë më lehtë. Përmirësimet e ditës së sotme janë të vogla, por ato shkojnë përgjatë një rruge të gjatë në përmirësim të zbulimit dhe dobisë së versioneve të uebit të Microsoft Office. Të gjitha ndryshimet mund të gjenden në Office.com. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>