Lajmet

Microsoft lançon aplikacionin për Android dhe iOS që ju jep akses nga distanca në Windows

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Microsoft lançon aplikacionin për Android dhe iOS që ju jep akses nga distanca në Windows

Microsoft logoPërveç lançimit të Windows 8.1, Microsoft lançoi dje edhe “Microsoft Remote Desktop for Android and iOS,” duke sjellë keshtu desktopët me Windows në telefonë dhe tabletë. Aplikacionin Google Play dhe App Store.

Ashtu siç kuptohet edhe nga emri, aplikacioni ju mundëson të lidheni me një PC nga distanca gjatë kohës që jeni në lëvizje. Synimi është të ndihmohen përdoruesit e biznesit ose përdoruesit që punojnë në lëvizje, për të pasur akses në kompjuterin e tyre nga kudo ku ndodhen në mënyrë që të punojnë pa barriera.

Aksesi nga distanca realizohet përmes Remote Desktop Gateway. Të dhënat transmetohen në mënyrë të sigurt përmes teknologjisë Network Layer Authentication (NLA). Videot janë me cilësi të lartë, të kompresuara mirë.

Aplikacioni për iOS ka edhe një karakteristikë më tepër: lidhjen me monitorë të jashtëm ose projektorë për prezantime.

android windowsNuk dihet me siguri nëse kjo veçori mungon në Android apo do të shtohet së shpejti në një përditësim, apo ndoshta thjesht nuk është listuar.

Kjo është hera e parë që Microsoft ofron akses në distancë nga pajisjet mobile që nuk operojnë më sistemin e vet operativ. PC-ja me Windows që dëshironi të përdorni duhet të ketë të instaluar Remote Desktop, si host. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Babai i internetit kërkon shpërbërjen e gjigandëve të teknologjisë

Lajmet e fundit>