Lajmet

Microsoft lançon Edge ri edhe për kompjuterët macOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Maj 2019
0
Ashtu si ndërtimi eksperimental në Windows 10, Edge për macOS vjen me disa funksione dizajni të Google Chrome sepse normalisht është i bazuar mbi të njëjtin kod open-source si Chrome. Microsoft lançon Edge ri edhe për kompjuterët macOS

Muajin e kaluar Microsoft lançoi një version eksperimental të shfletuesit Edge tashmë bazuar në Chrome për Windows 10.

Tashmë përdoruesit mund të testojnë shfletuesin edhe në macOS i cili vjen me të njëjtat veçori që do të gjeni edhe në Windows 10 por Microsoft premton ndjesinë dhe pamjen e sistemit operativ të Apple.

Versioni në macOS ka modifikime të tekstit, menuve, shkurtesave të tastierës që përdoruesit e Mac janë mësuar. Gjithashtu shton kontrolle si shkurtesa uebsajtash dhe ndryshim të tabeve nga “Touch Bar.” Madje funksionon edhe me gjestet e trackpadit. Microsoft thotë se Edge i ri do të jetë shfletuesi perfekt.

Ashtu si ndërtimi eksperimental në Windows 10, Edge për macOS vjen me disa funksione dizajni të Google Chrome sepse normalisht është i bazuar mbi të njëjtin kod open-source si Chrome.

Shfletuesi i ri përmban të gjitha standardet më të fundit të uebit me një eksperiencë të përmirësuar për përdoruesin mesatar.

Shfltuesin e ri për macOS mund ta shkarkoni në këtë lidhje. Microsoft ka premtuar së shpejti edhe një version të Edge për Windows 7 dhe Windows 8. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbyllen kartat e debitit përdorur për të blerë kriptomonedha në Coinbase

Lajmet e fundit>