Lajmet

Microsoft lançon editorin online të kodit Visual Studio Online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Maj 2019
0
Megjithatë Visual Studio Online nuk është diçka e re sepse Microsoft në të vërtetë po kthen pas këtë brend. Pak kohë më parë Visual Studio Online ishte hubi i Microsoft për të gjitha gjërat DevOps. Microsoft lançon editorin online të kodit Visual Studio Online

Ditën e sotme Microsoft prezantoi një version privat të Visual Studio Online, një editor online i kodit të cilin kompania e pozicionon si shoqëruesin e Visual Studio dhe Visual Studio Code.

Shërbimi është i bazuar në Visual Studio Code, editorin desktop popullor, pa pagesë dhe open source të Microsoft. Kjo do të thotë se Visual Studio Online do të ofrojë mbështetje për të gjitha shtojcat të cilat aktualisht janë të disponueshme për Visual Studio Code.

Visual Studio Online nuk është ndërtuar për të qenë ambien kryesor i punës së zhvilluesve por përkundrazi si një alternativë e thjeshtë për të bërë editime të shpejta, për të rishikuar ndonjë kërkesë ose për tju bashkuar një sesioni Live Share.

Megjithatë Visual Studio Online nuk është diçka e re sepse Microsoft në të vërtetë po kthen pas këtë brend. Pak kohë më parë Visual Studio Online ishte hubi i Microsoft për të gjitha gjërat DevOps.

Vitin e kaluar kompania ja ndryshoi emrin në Azure DevOps duke e lënë emrin të hapur për përdorime të tjera.

Nëse nuk dëshironi të prisni derisa Microsoft të ofrojë versionin privat për më shumë përdorues, ka startupe si Coder që ofron një ambient Visual Studio Code online. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rebelohen punonjësit ndaj Microsoft për HoloLens

Lajmet e fundit>