Lajmet

Microsoft lançon ISO-të zyrtare të Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Gusht 2021
Microsoft e quan një eksperiencë “out of the box”, pra një eksperiencë e plotë e Windows 11-ës sikur të ishit duke përdorur nga një kompjuter i ri. Microsoft lançon ISO-të zyrtare të Windows 11

Windows 11 ende nuk ka debutuar zyrtarisht por Microsoft po përpiqet ta bëjë më të lehtë shkarkimin e sistemit të ri operativ për ata që dëshirojnë ta provojnë.

Gjiganti i Windows lançoi ISO-të e para zyrtare të Windows 11. Deri më sot instalimi i versioneve eksperimentale të Windows 11 ka qenë i mundur vetëm përmes përditësimeve.

Tashmë përdoruesit mund të shkarkojnë një ISO, që është versioni beta i Windows 11, dhe të bëjnë një instalim të pastër nga e para. Microsoft e quan një eksperiencë “out of the box”, pra një eksperiencë e plotë e Windows 11-ës sikur të ishit duke përdorur një kompjuter nga e para.

Nëse dëshironi të provoni Windows 11, atëherë vizitoni faqen e Windows Insider Preview Downloads page dhe shkarkojeni. Nëse nuk shikoni një opsion për shkarkimin e Windows 11, kjo sepse nuk jeni regjistruar për ndërtimet eksperimentale ose nuk jeni kyçur me llogarinë tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriza globale e çipeve mund të godasë smartfonët