Harduer

Microsoft lançon konceptin e ri të kompjuterëve cloud

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Gusht 2021
Është një mënyrë e re me të cilin bizneset mund të mbështetin punën hibride dhe në distancë dhe është një eksperiencë kompjuteri që funksionon në pajisje të ndryshme. Microsoft lançon konceptin e ri të kompjuterëve cloud

Ditën e sotme Microsoft filloi ofrimin e shërbimit më të ri, Windows 365, një kompjuter në cloud me të cilin bizneset mund ta aksesojnë përmes shfletuesit në Windows 10 dhe Windows 11.

Është një mënyrë e re me të cilin bizneset mund të mbështetin punën hibride dhe në distancë dhe është një eksperiencë kompjuteri që funksionon në pajisje të ndryshme.

Pasi u prezantua, Microsoft zbuloi edhe çmimin për çdo përdorues. Konkretisht një kompjuter cloud me dy procesorë, 4GB RAM dhe 128GB memorie kushton 31 dollarë. Tani kemi listën e plotë të çmimeve të Windows 365 i gatshëm për bizneset dhe sipërmarrjet.

Një paketë premium me katër procesorë, 16GB RAM dhe 128GB memorie kushton 66 dollaër në muaj për përdorues. Paketa më e fuqishme kushton 158 dollarë dhe përmban 8 procesorë, 32GB RAM dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Emri i Microsoft më i përdorur nga hakerët për të kryer sulme kibernetike