Lajmet

Microsoft lançon një përditësim për të rregulluar Surface Pro 2 firmware

Publikuar , 21 Janar 2014
0
Microsoft lançon një përditësim për të rregulluar Surface Pro 2 firmware

surface_pro2_gallery-100221438-galleryMicrosoft ka lançuar më në fund një përditësim për të rregulluar disa probleme që janë vërejtur gjatë muajit dhjetor lidhur me firmware-in, problem ky që reduktonte jetëgjatësinë e baterisë dhe ndryshonte mënyrën se si kalonte apo dilte nga gjendja e gjumit pajisja. Edhe Microsoft e hoqi përditësimin në muajin dhjetor, disa përdorues arritën ta shkarkonin.

“Këtë fundjavë kemi lançuar një përditësim që adreson pikërisht reduktimin e baterisë gjatë proçesit të hyrjes apo daljes nga gjendja e gjumit, problem i vërejtur në një numër të vogël konsumatorësh të Surface Pro 2, të cilët kanë instaluar përditësimin e dhjetorit,” thuhet në një deklaratë zyrtare nga Microsoft. Nga ana tjetër, Microsoft po shpejton për ta sjellë përditësimin e ri edhe tek përdoruesit që nuk e kanë instaluar përditësimin e dhjetorit.

Më 10 dhjetor, një përditësim i lançuar për Surface Pro 2 shkaktoi kritika se kishte ndikuar në konsumin e baterisë, duke e rrëzuar atë shumë më shpejt. Përveç saj, tabletët nuk karikoheshin plotësisht apo nuk e tregonin se ishin duke u karikuar.

Disa përdorues të tjerë raportuan probleme me kalimin ose daljen nga gjendja e gjumit, duke thënë se pajisja fikej totalisht kur mbyllej mbështjellësja, në vend që të kalonte në formën e gjumit kur reduktohet konsumi baterisë. Madje, një pjesë e tabletëve qëndronin në punë edhe kur mbyllej mbështjellësja. Kjo nuk është hera e parë që Microsoft heq një përditësim pasi e ka lançuar atë. Në tetor, kompania tërhoqi një përditësim të Windows RT 8.1 pasi disa përdorues raportuar se pajisjet e tyre bllokoheshin. (PCworld Albanian)

LEXO EDHE:  Shitjet globale të smartfonëve Huawei në tatëpjetë