Lajmet

Microsoft lançon OneDrive

Publikuar , 19 Shkurt 2014
0
Microsoft lançon OneDrive

onedriveHapi më i mirë që mund të bëjë Microsoft-i për të promovuar OneDrive për të arritur konkurrentët është oferta për 100 GB hapësirë dhuratë, ofertë kjo e vlefshme vetëm për 100,000 përdoruesit që do të regjistrohen të parët kur të jetë i disponueshëm promocioni të mërkurën. Këto 100 GB dhuratë nga Microsoft-i do të shtohen në hapësirën e mbetur që përdoruesit momentalisht kanë në OneDrive, që ka ndërruar emrin nga SkyDrive.

Zyrtarisht, OneDrive lançohet sot, më datë 19 shkurt dhe shërbimi do të jetë i disponueshëm në të gjithë globin. Shërbimi i ruajtjes së të dhënave online (cloud storage) u detyrua të ndryshojë emrin nga SkyDrive për shkak të kompanisë British Sky Broadcasting që e fitoi të drejtën në gjyq. Më në fund, Microsoft-i arriti të përfundojë ridizenjimin e shërbimit dhe sot bëhet lançimi zyrtar. Përveç të rejave të tjera, Microsoft-i ofron gjithashtu edhe 7 GB hapësirë falas veç ofertave të tjera.

Ofrimi i një sasie kaq të madhe hapësire falas është vërtet tunduese për përdoruesit. Ende nuk ka një orar fiks se kur do të jetë në veprim oferta e Microsoft-it, por me shumë mundësi përdoruesit do të dynden në faqen e OneDrive për të përfituar nga mundësia. Ndryshimet në pamjen e faqes nuk janë shumë të mëdha, edhe pse ka disa elementë specifikë që bien në sy. Ndryshimi më i madh, sigurisht, është emri. Risi që vijnë me OneDrive janë ngarkime nga Android, mundësi për të luajtur video direkt nga Netflix dhe një mjet më të mirë për të punuar në të njëjtën kohë në të njëjtin dokument me anë të disa aplikacioneve.

LEXO EDHE:  Debutimi i Galaxy Fold jo përpara Korrikut

Ndryshe nga Dropbox, me OneDrive ashtu si SkyDrive, avantazhi më i madh në ruajtjen e dokumenteve është fakti që mund të punohet lehtë dhe mirë me Microsoft Office. Kjo tashmë nuk është vetëm për Google me Android, që ka pasur precendent për përdorimin e Google Drive për përpunim dokumentesh. Opsionet që ofron OneDrive tashmë janë shumë më të gjera falë Microsoft Office. E gjithashtu, ndryshe nga iCloud e Apple, fotot e reja nuk ruhen vetëm për 30 ditë.

Pavarësisht konkurrencës, duket se me OneDrive, Microsoft-i mund të fitojë goxha terren. Avantazhet e shumta që ofron OneDrive janë vërtet utilitare për përdoruesit, e aq më tepër duke parë 100 GB që i dhurohen atyre përdoruesve që do të nxitojnë, një strategji e mirë kjo për të shtuar numrin e të regjistruarve në OneDrive. (PCWorld Albanian)