Lajmet

Microsoft lançon paketën Office për smartfonët Android

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Microsoft lançon paketën Office për smartfonët Android

Microsoft ka vendosur të përhapet fuqishëm në botën mobile duke njoftuar kështu edhe lançimin e paketës Office për pajisjet Android.

Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë në Google Play Store, por do të funksionojë vetëm për personat e abonuar në paketën Office në cloud 365 Home Premium dhe në shërbimin Pro Plus.

Aplikacioni Office Mobile për Android përfshin akses në Word, Exel dhe Power Point. Me anë të këtij programi nuk është e mundur që të krijosh një dokument të ri, por me të vetëm mund të editosh ose ndreqësh gabime të vogla që mund të kenë dokumentet ekzistuese.

Duke qenë se Microsoft po e vendos vazhdimisht theksin tek shërbimet në cloud është e kuptueshme që të gjitha dokumentat e përpunuar me Office Mobile do të sinkronizohen me SkyDrive.

Aplikacioni fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA dhe pas disa javësh do të mund të disponohet nga të gjithë. Office Mobile funksionon vetëm për pajisjet me sistem 4.0 dhe versionet e tjera pas tij.

Fatmirësisht për personat që disponojnë një pajisje me sistem Windows Phone paketa Office është e instaluar që në fillim. Përsa i përket lançimit të Office mobile për iOS përflitet që kompania do ta hedhë në treg së shpejti. (PCWorld Albanian)

office 365 android

LEXO EDHE:  Google zbulon ngjyrat e Pixel 3

Lajmet e fundit>