Lajmet

Microsoft lançon pamjen e re të Office për të gjithë përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2021
Ndërfaqja ofron një eksperiencë më natyrale dhe konsistente. Shiriti i aksesit të shpejtë tashmë është i fshehur por që përdoruesit mund të zgjedhin ta riaktivizojnë. Microsoft lançon pamjen e re të Office për të gjithë përdoruesit

Microsoft i dha suitës së produktivitetit Office një dizajn të ri. Kompania lançoi ndërfaqen e premtuar vizuale për aplikacione Office të Windows duke ju dhënë një ndërfaqe më të pastër.

Pamja e re është dizajnuar në atë mënyrë që të shkrihet me dizajnin e ri të Windows 11-ës por gjithashtu premton përmirësime funksionale pavarësisht versionit Windows që keni.

Ndërfaqja ofron një eksperiencë më natyrale dhe konsistente. Shiriti i aksesit të shpejtë tashmë është i fshehur por që përdoruesit mund të zgjedhin ta riaktivizojnë.

Office do të përshtatet me temën ekzistuese të Windows, dhe nëse keni aktivizuar Dark Mode në nivel sistemi, do të aplikohet automatikisht edhe për suitën e aplikacioneve.

Nëse keni instaluar Windows 11, përditësimi është i gatshëm. Për përdoruesit e Windows 10-ës duhet të presin sa tu shfaqet ikona në formë megafoni në cepin e djathtë lart. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në iOS 16 Face ID do të funksionojë edhe horizontalisht