Lajmet

Microsoft lançon përditësimin e Tetorit për Windows 10-ën

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Tetor 2020
0
Microsoft lançon përditësimin e Tetorit për Windows 10-ën

Microsoft nisi ditën e sotme dërgimin e Përditësimit të Tetorit 2020 të Windows 10-ës për mëse 1 miliardë përdorues.

Ashtu si vitin e kaluar, përditësimi i dytë i 2020-ës është më tepër një adresim problemesh dhe optimizim sesa një lëshim madhor.

Microsoft ka bërë disa ndryshime si rifreskimi i menusë Start, ndryshime në Alt Tab dhe përfshirja e shfletuesit Edge.

Ndryshimi vizual më i madh është padyshim menuja Start. Dizajni i ri i Microsoft vret stilin një ngjyrësh pas ikonave dhe menuve duke shtuar sfonde transparente. Rezultati është i njëjti, një menu Start e cila është më e lehtë për të gjetur aplikacionet në të.

Ndryshimi i radhës është mënyra sesi funksionojnë Alt Tab. Tradicionalisht përdoruesit kanë përdorur ciklin Alt Tab për të kaluar mes aplikacioneve të hapura në desktop. Tashmë me Alt Tab përdoruesit mund të kalojnë edhe përmes tabeve të Edge.

Së fundi një shtesë e re i dedikohet kompjuterëve gaming. Microsoft e ka bërë më të lehtë konfigurimin dhe kontrollimin e frekuencave të rifreskimit në Windows duke hapur rrugës 144Hz.

Mjafton të shkoni në Settings > System > Display, Advanced display settings.

Njoftimet tashmë përmbajnë logot e aplikacioneve duke e bërë më të lehtë identifikimin e tyre. Taskbari është pastruar dhe modalitetin tablet nuk jep më një njoftim se jeni duke përdorur laptopin si 2n1.

Edhe pse përditësimi është i disponueshëm nga dita e sotme, ai do të dërgohet gradualisht tek të gjithë përdoruesit. Për të parë nëse ka mbërritur për ju atëherë vizitoni Settings > Update & Security > Windows Update. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung publikon aksidentalisht fotot e telefonit të dytë më të mirë të vitit