Lajmet

Microsoft lançon shfletuesin Edge bazuar në Chrome për Windows 7, 8 dhe 8.1

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Shumica e punonjësve të zyrave nuk kanë kontroll mbi shfletuesit që përdorin sepse janë menaxherët IT ata që përcaktojnë çfarë shfletuesish duhet të përdorin. Microsoft lançon shfletuesin Edge bazuar në Chrome për Windows 7, 8 dhe 8.1

Microsoft zgjeroi disponueshmërinë e shfletuesit Edge bazuar në Chrome tek një prej audiencave më të rëndësishme, tek ata përdorues që kanë versione të vjetra të Windows.

Kompania lançoi ndërtimet të Edge për Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 në kanalin Canary të shfletuesit. Ato janë identikë me versionin e parë të Edge për Windows 10 dhe përfshijnë modalitetin Internet Explorer për të kënaqur përdoruesit e biznesit që kanë nevojë për kompabilitet.

Kanalet Dev do të vinë të shpejti tha Microsoft për këtë sistem operativ. Ndërsa këto versione të shfletuesit nuk janë për tu përdorur në një kompjuter shtëpie, është hapi i parë për ata korporata që kanë ngelur me versione të vjetra shfletuesish.

Shumica e punonjësve të zyrave nuk kanë kontroll mbi shfletuesit që përdorin sepse janë menaxherët IT ata që përcaktojnë çfarë shfletuesish duhet të përdorin.

Kur Edge të jetë gati për të gjithë, ata do të kenë një version shfletuesi të përditësuar dhe të fundit në vend që të qëndrojnë me një kopje antike të Internet Explorer. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi etiketon sajtet që shpërndajnë lajme të rreme

Lajmet e fundit>