Lajmet

Microsoft lançon versionin Bing pa reklama për shkollat

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
Microsoft lançon versionin Bing pa reklama për shkollat

Microsoft ka lançuar një version pa pagesë të motorit të tij të kërkimit Bing që mund të përdoret nga shkollat private dhe publike në të gjithë Amerikën.

Aktivizimi i kërkimeve pa reklamime gjithashtu aktivizon një filtër automatik që bllokon përmbajtje të rriturish dhe ofron mbrojtje të privatësisë, – tha Microsoft. Shërbimi i drejtohet shkollave me fëmijë nga mosha 5-18 vjeç.

Disa shkolla me rreth 800,000 studentë janë regjistruar në programin pilot të ngjashëm, tha Microsoft-i.

Sipas kompanisë, edhe shkolla të tjera mund të regjistrohen pavarësisht se hapësira është e limituar.

Microsoft-i vendosi të përfitojë nga kundërshtari i tij. Kompania pretendon se; “kur studentët përdorin Google për kërkime në shkollë në krah të rezultateve ka informacione që i shpërqendrojnë nga studimet e tyre”.

Gjithashtu ky program pilot ofron edhe çmime për shkolla të ndryshme që mbledhin kredite në varësi të aksesit të shumtë në Bing. Ky version i Bing për shkollat gjithashtu ofron edhe tre aktivitete edukimi drejtuar studentëve të grupimeve të ndryshme moshore, maksimumi deri tek ata të klasës së 12-të.

Aktivititetet bazohen tek faqja ditore e Bing dhe ngihen pyetje të ndryshme që zgjidhen nga mjeti i kërkimit. (PCWorld Albanian)

bing

LEXO EDHE:  Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Lajmet e fundit>