Lajmet

Microsoft lançon versionin e parë beta të Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Korrik 2021
Sipas Microsoft versioni beta është më pak problematik. Normalisht për ta instaluar duhet të keni një kompjuter të përshtatshëm. Microsoft lançon versionin e parë beta të Windows 11

Microsoft ka bërë publike betan e parë të Windows 11, e disponueshme për të gjithë përdoruesit pjesë e Windows Insider. Deri sot për të fituar aksesin në Windows 11, pëdoruesit duhet të instalonin një version për zhvilluesit që Microsoft thotë se ka mangësi të shumta dhe është vetëm për përdoruesit shumë teknikë.

Sipas Microsoft versioni beta është më pak problematik. Normalisht për ta instaluar duhet të keni një kompjuter të përshtatshëm.

Konkretisht duhet të keni një kompjuter me procesor Intel të gjeneratës së 8-të ose AMD Zen 2 ndërsa gjatë periudhës së testimit Microsoft do të vlerësojë nëse Intel Gen7 dhe AMD Zen1 do të lejohen të funksionojnë me Windows 11.

Për që keni Windows 10-ën por dëshironi të provoni versionin e ri, duhet të regjistroheni në programin beta në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android dhe jo Apple