Lajmet

Microsoft lançon Windows 11 për shkollat

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2021
Në zemër të Windows 11 SE është vetë Windows 11. Të njëjtën ndërfaqe, menu start dhe gjuhë dizajni. Megjithatë Microsoft ka bërë disa ndryshime për ta bërë më të përshtatshëm për orët mësimore. Microsoft lançon Windows 11 për shkollat

Microsoft ka vendosur të përballet me Google edhe njëherë tjetër duke vënë në shënjestër Chrome OS. Kompania ka përgatitur në version “të lehtë” të Windows 11 quajtur “Windows 11 SE.”

Është sistemi operativ i ndërtuar për klasat K8 dhe do të jetë i disponueshëm vetëm për pajisjet të cilat përdoren për qëllime edukative. Ndryshe nga Windows 10S nuk do të shkojë për publikun e përgjithshëm.

Në zemër të Windows 11 SE është vetë Windows 11. Të njëjtën ndërfaqe, menu start dhe gjuhë dizajni. Megjithatë Microsoft ka bërë disa ndryshime për ta bërë më të përshtatshëm për orët mësimore.

Fillimisht nuk ka Microsoft Store në Windows 11 SE në mënyrë që nxënësit të mos shkarkojnë aplikacione të palëve të treta në dyqan. Microsoft ka hequr edhe seksionin widgets për të shmangur shpërqendrimin gjatë orëve.

Ndryshe nga Windows 11, versioni SE mbështet hapjen e dy aplikacioneve njëherazi në ekran. Gjithashtu Microsoft ka përfshirë Microsoft 365 në Windows 11 SE.

Aplikacione si Word, Excel, Teams dhe OneDrive nuk do të funksionojnë vetëm për sikronizimin e detyrave por edhe offline.

Së fundi Microsoft ke ka dizajnuar në mënyrë që të jetë i menaxhueshëm në cloud. Administratorët IT mund të menaxhojnë, aplikojnë ndryshime në pajisje përmes Intune for Education.

Çdo ndryshim i aplikuar do të marrë efekt jashtë orëve mësimore.

Windows 11 SE do të mbërrijë me Surface SE, një laptop me kosto të përballueshme prej 249 dollarësh. Ka një procesor Celeron N4020, 4GB RAM, 64GB memorie eMMC, 1-megapiksel kamër forntale dhe ekran 11.6-inç 1366×768.

Partnerët e Microsoft si HP, Lenovo, Acer, Asus, Dell dhe Dynabook mund të prodhojnë laptopët e tyre Windows SE me procesorë Intel dhe AMD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 12 është telefoni më i shitur i Apple, iPhone 12 mini një zhgënjim