Lajmet

Microsoft lançon Windows Phone 8.1 për zhvilluesit

Publikuar , 15 Prill 2014
0
Microsoft lançon Windows Phone 8.1 për zhvilluesit

lumz1-700x305Microsoft zyrtarisht po zbulon versionin më të fundit të Windows Phone 8.1 të ndërtuar deri ditën e sotme. Ky lançim ka qenë i paralajmëruar më parë, dhe tani një fragment i prezantimit të planifikuar po shfaqet në blogun e Windows, megjithëse blogu aktiv akoma nuk po bën të ditur asgjë. Siç pritej, përditësimi do të ishte i disponueshëm vetëm për programin e zhvilluesve të Windows Phone, dhe është krijuar për të ndihmuar zhvilluesit të kenë në dorë platformën mobile të Microsoft menjëherë pas lançimit.

Mes veçorive të reja të Windows Phone 8.1, është Qendra e re e Njoftimeve, si dhe mbështetja për rregullimin ndërfaqeve të bllokimit të ekranit dhe sfondeve të ikonave. Por ajo që tërheq më shumë është asistenti i ri personal dixhital i quajtur Cortana(i disponueshëm vetëm në SHBA për momentin), i cili cilësohet edhe si përgjigja e Microsoft ndaj asistentit të Apple, Siri, dhe zëvendëson tërësisht funksionet e mëparshme të kërkimit në Windows Phone.

Pajisjet e para të disponueshme për publikun që do të vijnë me versionin e ri të platformës mobile të Microsoft-it do të jenë modelet e lançura së fundi të Nokia-s, pjesë të linjës Lumia dhe bëhet fjalë për Lumia 630 dhe Lumia 635 për tu ofruar në Azi nga muaji maj të ndjekur nga Lumia 930. Windows Phone 8.1 nuk do të bëhet i disponueshëm deri në një përditësim standard për Windows Phone nga fundi i verës së këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei rekord kontratash 5G pavarësisht presionit Amerikan

Lajmet e fundit>